Saturday, September 28, 2013

Këshila për mirëmbajtje të fytyrës


mirmbajtja-e-fetyres

Por duhet të kini kujdes, sepse përdorimi i kremrave që përmbajnë këto acide e bën lëkurën shumë të ndejshme ndaj rrezeve diellore prandaj duhet përdorur patjetër krem plazhi kudra djegjes së lëkurës.
Kohët e fundit po prodhohen dhe tone që përmbajnë krem që të mbron nga dielli me numër 15 apo 16 dhe kjo përbën një zgjidhje fantastike.
Shoqëria duhet te sensibilizohet ndaj përdorimit të kremit të plazhit veçanërisht në fytyrë por edhe në krahë, jo vetëm për të ndaluar procesin e plakjes së lëkurës por edhe për t’u ruajtur nga kanceri i lëkurës.
Maska për fytyre te yndyrshme!
1 të bardhtë e vezës
1 lugë të gjellës lëng të karotave
2 lugë miell
Përzihen mirë të gjitha këto, dhe masën e fituar e shpërndan në fytyrë. E len të qëndrojë 20 minuta, pastaj fytyrën e shpërlanë me ujë të nxehtë.
Maska nga vezët (për lëkurë më të butë)
1 të bardhte e vezës
2 lugë miell
1 lugë mjaltë
Së pari përzihet te bardhte e vezës e pastaj i shtohet mjalti e më pastaj edhe mielli. Maska e fituar shpërndahet nëpër fytyrë dhe e len të qëndrojë derisa të teret. Pastaj fytyra shpërlahet me ujë të nxehtë.
Maska me Mjaltë
Mund ta lyeni fytyrën me mjaltë pasi ta keni pastruar atë mirë. Pas 20 minutash mund ta shpërlani fytyrën me ujë të vaket.
Mjalti ndihmon për ta stabilizuar hidratimin e qelizave.
Për të sheshuar rrudhat
1 te verdhte e veze
1luge kos
1 luge mjaltë
Përzihen te gjitha këto bashkë deri sa te fitohet një krem të butë. Shpërndajeni nëpër fytyrë dhe në qafë dhe lëreni të veprojë 15 minuta. E më pastaj shpërlajeni fytyrën me ujë të vakët.
Maska me Portokall dhe Mjaltë
Është ideale për të krijuar një efekt energji dhënës në lëkurë. Kjo maskë përgatitet shumë shpejt.
Lyhet fytyra me 3 luge mjaltë (duke evituar zonat rreth syve) dhe pastaj shpërndaje mbi të lëkurën e portokallit (kjo e grire imët). Lëreni te qëndrojë 10 minuta dhe shpërlajeni fytyrën me ujë te vaket.
Maske me banane (për lëkurë te yndyrshme)
1 banane e pjekur dhe e shtypur
1 luge kafeje kos natyral
1 luge kafeje lëng limoni

No comments:

Post a Comment