Saturday, September 28, 2013



Maskë zbutëse dhe lëngëzuese e përgatitur në shtëpi

Maskë zbutëse dhe lëngëzuese e përgatitur në shtëpiEkziston një substancë mjaft interesante të cilen mund t’a përdorni në zbutjen dhe lëngëzimin e fytyrës së thatë. Kjo substancë është pikërisht glicerina e cila përdoret mjaft gjërë në industrinë e kozmetikës si një produkt natyral. Ajo përdoret në krijimin e sapunve, locioneve të ndryshem, dhe në kremra. Atë mund t’a blini në çdo farmaci. Kujdes glicerinën duhet t’a përdorni në sasi të vogla kur përgatisni recetat e ndryshme.
Përbërësit;
1 të bardhë veze
1 lugë mjaltë
1 lugë glicerinë
Përgatitja;
Ndani të bardhen nga e verdha e vezës, të verdhen ruani në frigorifer për diten e neserme që të përgatisni  maskë me të verdhën e vezës. Rraheni pak të bardhen e vezës në pjatë dhe hidhni mjaltin.  Në qoftëse mjalti kristalizohet ngroheni pak duke vendosur poshtë pjatës një tas me ujë të nxehtë. Përzieni një lugë glicerinë me një lugë ujë së bashku, hidheni këtë locion tek dy përbërësit e tjerë që gjënden në pjatë dhe përzieni sërish. Vendoseni masken në fytyrë dhe pastaj vazhdoni me proçesin e zakonshem të vendosjes dhe heqjes së maskës.

 


Maskë me fara luledielli

Maskë me fara luledielli
3 lugë fara luledielli
Qumësht sa për të zbutur farat
Përgatitja;
Merrni farat e lulediellit, heqni levoret dhe pastaj hidhni në një tas. Hidhni siper tyre qumësht dhe i lini të qëndrojë gjatë gjithë natës. Vendoseni në blender në mëngjes dhe hidhni pak shafran mbi të. Lyeni fytyren me receten e përgatitur vetem ditën, kjo maskë është zgjidhja përfekte për ato që dëshirojnë të mbyllin pak sa pigmentin e lëkurës. Në qoftëse e përdorni këtë recetë për një periudhë të gjatë kohore do të mbyllni edhe më shumë pigmentin e lëkurës. Pra, çdo gjë varet në mënyren se si e përdorni receten e përgatitur.


Maskë me kastravec dhe shalqi për lëkurë me shkëlqim

Maskë me kastravec dhe shalqi për lëkurë me shkëlqim
Dy lugë lëng kastraveci
2 lugë lëng shalqiri
1 lugë kos
1 lugë qumësht pluhur
Përgatitja;
Përzieni gjithë përbërësit së bashku mirë, dhe me masen e krijuar lyeni fytyren dhe e lini të qëndrojë 15 minuta. Kjo recetë do t’ju heqë njollat dhe irritimin dhe do reagojë si tonifikues. Lëngu i kastravecit është mjaft i njohur për efektin e tij zbardhues. Kosi zbut dhe ngjesh qelizat e lëkurës kjo falë përbërjes së tij me acid laktik. Kjo është një maskë e mrekullueshme nëse dëshironi të keni lëkurë të bukur dhe të lëmuar. Duhet t’a provoni vetë që të vëreni ndryshimin e mrekullueshem që kjo formulë magjike do të ketë tek ju.
Vaji i bajameve, freskues i madh i lëkurës



 


 Arsyeja kryesore për të cilën shumë femra e përdorin vajin e bajameve është parandalimi i shenjave të zgjerimit të lëkurës.
Vaji i bajameve sheshon rrudhat e gushës, zbut lëkurën e ashpër tek bërrylat dhe gjunjët, forcon thonjtë e butë dhe pastron zonat delikate.
Vaji i bajameve është një freskues i madh i lëkurës, pasi ka një cilësi të lehtë dhe bollëk të vitaminës E. penetron lëkurën dhe mbron thonjtë nga çdo lloj të dëmtimit të mjedisit.
Megjithatë, duhet pasur parasysh se përbërja në masën 50 për qind nga yndyrat e kufizon përdorimin e tij, për shkak të kalorie të tij.
Në masazhe , vaji i bajameve lejon gjithashtu uljen e irritimit të lëkurës dhe nuk e lejon atë të mbetet e thatë. Në përdorimin e brendshëm, ai shfaqet si një laksativ shumë i mirë jo irritues.